Votimi në mesnatë në Kuvend, BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përdori veton për të mos dekretuar ligjin për gjuhët, që zyrtarizon gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë antikushtetues.
Në një konferencë për shtyp, ku konfirmoi qëndrimin e tij, Ivanov tha se duke marrë parasysh vlerësimin e ekspertëve për antikushtetutshmërinë e këtij ligji, vendosi që të mos e firmosë atë.
Presidenti maqedonas tha se, përmes një letre ka informuar edhe Kuvendin për vendimin, duke u kërkuar deputetëve që të shqyrtojnë sugjerimet e tij dhe të veprojnë më pas me përgjegjësi.
“Më 11 janar të vitit 2018, Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorimin e gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademikë dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjellë me flamur europian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri europian, i cili i ndryshon sistemet ligjore”, deklaroi Ivanov.
Sipas tij, ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë, por rrezikon edhe bllokimin e tërësishëm të organeve shtetërore.
Presidenti maqedonas tha se, për miratimin e një ligji të tillë duhet shumicë absolute. Tashmë ligji për shqipen kthehet sërish në Parlament, ku nëse miratohet sërish do të hyjë në fuqi menjëherë, pa nevojën e dekretimit presidencial.
Top Channel