550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shënuar edhe në Kosovë.

Me aktivitete të ndryshme që nisën nga ligjëratat nëpër shkolla mbi figurën e tij, vazhduan me homazhet te shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë, e në fund me zbulimin e bustit të kushtuar atij në qytetin e Gjilanit.

Manifestimi “Flaka e janarit”, i organizuar prej disa vitesh në këtë qytet, iu kushtua këtë radhë figurës historike, që për 25 vite rresht e ktheu Shqipërinë në mburojë ndaj vërshimit të ushtrive turke.

Busti është vendosur përpara zyrës së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili deklaroi se në atë vend, heroi ynë më i madh, figura më e çmuar kombëtare do të kujtohet përjetë nga brezat e ardhshëm.

Top Channel