Anija “Butrinti” që zëvendësoi Orikun në ujërat e detit Egje në kuadër të misionit të NATO-s është nisur këtë paradite nga baza e Pashalimanit.

“Oriku” u kthye në fund të nëntorit në Atdhe pasi shpëtoi qindra jetë njerëzish të refugjatëve të Lindjes së Mesme që synonin të kalonin kufijtë.

“Butrinti”, pjesë e Kontigjentit të 7-të për operacionin e NATO-s në Egje, është i sapopajisur me armatim të ri dhe modern. “Ekuipazhi i anijes “Butrinti”, e sapopajisur me armatim të ri dhe modern, do ta çojë më përpara emrin e mirë që Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vendosur në çdo mision të Aleancës”, shprehet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Top Channel