
Pasagjerët e një avioni të kompanisë turke Pegasus Airlines përjetuan momente paniku, pasi mjeti fluturues rrëshqiti nga pista duke përfunduar në një shpat të pjerrët, buzë Detit të Zi.
Boingu 737-800 i nisur nga Ankaraja me 168 persona në bord, u ul në qytetin e Trabzon në Detin e Zi mbrëmjen e së shtunës.
Autoritetet rajonale deklaruan se nuk pati të lënduar dhe se të gjithë ata që gjendeshin në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt. Shkaku i incidentit po hetohet.
Agjencia e lajmeve Anadollu raportoi se pasagjeret ishin përfshirë nga paniku pasi mjeti kishte humbur kontrollin në momentin e uljes. Pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin e drejtuar me koke poshtë, vetëm pak metra larg detit. Aeroporti i Trabzon u mbyll për disa orë.
Top Channel