Krim i rëndë në Itali/ Çifti gjendet i pajetë në banesë, zbulohen mjete me gjurmë gjaku në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Cecinës, në provincën e Livornos, Itali, ku një çift është paraqitur me një foshnjë të porsalindur të pajetë, të vendosur brenda një qeseje.
Mediat italiane shkruajnë se, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 15 tetorit. Sipas raportimeve të “Il Tirreno”, gruaja u paraqit në urgjencën e spitalit së bashku me partnerin e saj, duke deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të shtatzënisë.
“Nuk e dija që isha shtatzënë”, mësohet të ketë qenë fjalia e parë që ajo u tha mjekëve dhe infermierëve sapo mbërriti në spital.
Personeli mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme foshnjës, por për të nuk mund të bëhej më asgjë, pasi kishte ndërruar jetë.
Sipas dëshmisë së dhënë nga gruaja në polici, ajo ndodhej në banesë me partnerin kur nisi të ndiente dhimbje në pjesën e barkut.
Ndërsa partneri i saj po flinte, gruaja shkoi në tualet, duke menduar fillimisht se vuante nga një problem me tretjen. Ajo nuk e kishte kuptuar se mund të ishte shtatzënë dhe, sipas rrëfimit të saj, nuk e priste që të lindte një fëmijë.
Sipas informacioneve paraprake, foshnja kishte përmasa të vogla dhe dyshohet se mund të kishte lindur rreth javës së 30-të deri në javën e 32-të të shtatzënisë.
Prokuroria e Livornos ka konfirmuar se mbi trupin e foshnjës do të kryhet autopsia, ndërsa hetuesit po zhvillojnë verifikime për të rindërtuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.
Ekspertiza mjekoligjore pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe në sqarimin e rrethanave të lindjes. Deri më tani, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur. Nuk ka ende përfundime zyrtare mbi shkakun e vdekjes së foshnjës.
Top Channel