LIVE/ Përplasje e fortë te kryeministria, bulevardi si fushëbetejë. Protestuesit breshëri gurësh drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me piper dhe gaz lotsjellës. Shkatërrohet sërish një bankë

16/10/2026 18:31

Protesta e dhunshme në Tiranë vijon prej katër ditësh. Ndryshe nga ditët e kaluara, ndoshta ndikuar edhe nga lodhja e madhe e ditëve të shkuara deri natën vonë, sot protesta nisi më vonë dhe më e qetë.

Protestuesit, pasi marshuan nëpër rrugët e Tiranës, fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ku i priti kreu i FNSH për Tiranën, i cili i bëri thirrje të mos sulmojnë policinë dhe se detyra e tyre është të mbrojnë institucionet.

Në rrugën e Durrësit policia kishte arritur të vendosej me shumë forca dhe në pika kyçe, çka ia bëri të pamundur protestuesve të depërtonin dhe të krijonin tension.

Pas afro dy orësh qëndrimi përpara Ministrisë së Arsimit, ku nuk mungoi tensioni me gurë nga protestuesit dhe gaz lotjsellës e ujë me piper në krahun tjetër, të rinjtë vendosën të marshojnë drejt kryeministrisë, ku gjithashtu u përballën me forca të shumta të policisë.

Fillimisht disa të rinj shënjestruan godinën e kryesisë së Kuvendit, duke shkatërruar grilat e saj. Më pas të rinjtë shkatërruan trotuarin dhe me gurët e përftuar sulmuan policinë.

Kjo e fundit kishte zgjedhur strategji ndryshe, duke mos u ekspozuar si zakonisht. Policia vendosej pas autobotëve të ujit dhe përmes ujit me pipër dhe gazit lotjsjellës, mes shkëmbimit të sulmeve, përparoi me taktikën “dy hapa para, një hap pas”.

Falë kësaj strategjie, policia i zmbrapsi protestuesit deri në parkun Rinia. Kjo i acaroi jo pak tubuesit, që pas kësaj u bënë më agresivë, duke sulmuar fillimisht godinën e ish-hotel Dajtit, e më pas duke shkatërruar çfarë gjenin përpara dhe duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.

Gjatë protestës u shënuan jo pak incidente. Një vajzë u godit me granatë gazi lotsjellës në kokë, teksa një protestues u dhunua ashpër nga disa policë te Piramida. Në spital u paraqitën edhe disa të mitur, si dhe efektivë policie.

Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 16 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria:

Tensionet para Kryeministrisë, polici hedh gur drejt protestuesve, kolegu e ndalon

Elisa Spiropali letër Edi Rames për protestën: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Dhuna s’është zgjidhje për ndryshim politik!

Sulmet ndaj pronës private, Malaj mesazh protestuesve: Mos cenoni biznesin privat që paguan tre kosto, i mbështet protestat pa shkatërruar institucionet

LIVE/ Protestë në Tiranë dhe në disa qytete, tensione të forta në Lezhë. Gjykata burg për një prej të arrestuarve, bizneset frikësohen dhe ulin qepenat, Rama shkon te subjektet private të dëmtuara

Top Channel