Mbetën të plagosur rëndë gjatë protestës, si paraqitet gjendja e shefit të rendit të Shkodrës dhe 34-vjeçares protestuese, në monitorim intensiv te Trauma
16/10/2026 13:06
Shefi i Rendit të Policisë së Shkodrës, Fasli Rama, dhe 34-vjeçarja protestuese, Evanthi Pango, ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, ku janë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor.
Të dy kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë protestës, ndërsa gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, bën me dije se mjekët kanë pohuar se, fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.
Rama sot paraqitet në gjendje koshiente, ndërsa Pango, për fat të mirë, nga goditja që ka marrë në ballë, nuk ka pësuar dëmtime të trurit.
Ata mbahen në observim intensiv nga mjekët, për të monitoruar gjendjen e tyre.
Top Channel