Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona, të rinjtë I rikthehen marshimit pasi u shpërndanë nga efektivët
16/10/2026 12:46
Situata vijon të jetë e tensionuar në qytetin e Korçës, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me përplasje me forcat e policisë.
Gjatë zhvillimeve të fundit, efektivët kanë shoqëruar 13 persona. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe shpërndarjes së protestuesve, të rinjtë i janë rikthyer marshimit në rrugët e qytetit, duke vijuar protestën.
Protestat e gjimnazistëve po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.
Top Channel