Gjykata caktoi masat për protestuesit, flet avokati: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrja. Kalaja: Kemi kallëzuar dhunën e policisë në SPAK
Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora janë zgjuar këtë të premte me protesta.
Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Ndërkohë, në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë për këtë të premte, në orën 10:00, por deri më tani protestuesit nuk janë mbledhur. Në tri ditët e mëparshme të protestave, tubimi ka nisur nga Ministria e Arsimit.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.
“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai.
Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 16 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria:
Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, nis grumbullimi i protestuesve në Sheshin Skënderbej
https://top-channel.tv/2026/10/16/live-lezha-shkodra-burreli-laci-elbasani-dhe-korca-zgjohen-me-tensione-studentet-dhe-gjimnazistet-ne-proteste-rama-te-bizneset-private-te-demtuara-dje-ne-tirane5/
Top Channel