Nis dita e dytë e protestës në Korçë.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, e cila po ndjek zhvillimet në terren, raporton se të rinj kryesisht gjimnazistë janë mbledhur në qendër të qytetit për të protestuar kundër qeverisë Rama duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas të rinjve, në Shqipëri nuk ka të ardhme, rrogat janë shumë të ulëta, tregu i punës është i pasigurt.

Ndërkohë policia ka nisur shoqërimet e protestuesve.

Top Channel