Protestuesit largohen nga Kryeministria, u vënë flakën koshave të mbeturinave pranë sheshit “Skënderbej”
16/10/2026 19:16
Protestuesit janë tërhequr nga zona pranë Kryeministrisë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Gjatë lëvizjes në kryeqytet, disa prej tyre kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, për të bllokuar lëvizjen e autoboteve.
Koshat në flakë janë raportuar pranë Sheshit Skënderbej, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar tensione dhe vështirësi në qarkullim.
Top Channel