Djali i vogël i bashkohet protestës, ndihet keq për shkak të gazit lotsjellës. Policia e largon nga Kryeministria

16/10/2026 16:54

Një fëmijë i mitur i shoqëruar nga babai i tij është bërë pjesë e protestës, duke rrezikuar shëndetin e tij.

Policia për të larguar protestuesit ka hedhur gaz lotsjellës dhe i mituri është ndjerë keq.

Disa efektivë dhe një zonjë i janë gjendur pranë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pasi djali është qetësuar, është larguar së bashku me babain e tij, edhe i urdhëruar nga ana e policisë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo protestë.

Top Channel