LIVE/ Protestë në disa qytete, përplasje me policinë në Lezhë e Tiranë. Burg një prej të arrestuarve, bizneset ulin qepenat, Ambasada e Izraelit ‘mbyll’ derën, Rama: S’ka forcë në botë që…
Një 17-vjeçare, nxënëse gjimnazi, ka treguar përvojën e saj gjatë protestës, duke rrëfyer për përdorimin e gazit lotsjellës dhe vështirësitë me të cilat janë përballur protestuesit.
E mitura tregoi se prindërit e saj janë në dijeni të pjesëmarrjes në protestë dhe e mbështesin, por shqetësimi i tyre kryesor lidhet me mundësinë e dhunës.
“Filluan t’i ngacmonin vetë policët ata, reaguan me gaz lotsjellës, kalimtarët na hodhën ujë në sy. Unë jam 17-vjeçe, në gjimnaz. Kam bojkotuar mësimin. Sipas meje, kjo lloj proteste është e merituar, duhet ta kishim pritur më parë. Prindërit e dinë që kam ardhur në protestë, më mbështesin.
Ata kanë frikë vetëm dhunën këtu, më thonë: “Keni kujdes.” Mamit i kam hapur lokacionin, kam një orar që duhet të shkoj në shtëpi, mundohem t’i ndihmoj të tjerët që i shoh keq, i ndihmoj me gjërat që kemi: fasuleta, ujë dhe ujë fiziologjik. Kam ardhur me shoqen e ngushtë sot, kurse shoqëria tjetër del pasdite“, tha ajo.
Top Channel