Incidentet në protestë, një efektiv policie dhe dy të mitur mbeten të lënduar dhe paraqiten në Spitalin e Traumës

16/10/2026 17:11
Foto Ilustruese

Protesta e dhunshme që vijon sot në Tiranë, në ditën e katërt, është shoqëruar me disa persona të lënduar, të cilët janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas përditësimit të orës 17:00, në spital është paraqitur një efektiv policie, i cili mori trajtim mjekësor dhe u largua.

Gjithashtu, për ndihmë mjekësore janë paraqitur dy të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç. Njëri prej tyre ka marrë trajtim dhe është larguar, ndërsa tjetri po ekzaminohet.

Te Trauma janë paraqitur edhe një protestues dhe një kalimtar, gjendja shëndetësore e të cilëve raportohet e mirë.

 

Top Channel