Për të dytën ditë radhazi, protestuesit thyejnë të njëjtën bankë te Ushtari i Panjohur, nxjerrin karriget dhe u vënë flakën në kryqëzim

16/10/2026 19:34

Protestuesit kanë thyer për të dytën ditë radhazi të njëjtën bankë të nivelit të dytë, pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur në Tiranë.

Gjatë protestës, disa prej tyre kanë nxjerrë karriget nga ambientet e bankës dhe i kanë përdorur për të ndezur zjarr në mes të kryqëzimit.

Ngjarja vjen një ditë pas dëmtimit të së njëjtës bankë, e cila është bërë sërish objekt i veprimeve të protestuesve.

Karriget e nxjerra nga ambientet e saj janë vendosur në rrugë dhe u është vënë flaka, duke shtuar tensionet në zonë.

Top Channel