Blindohet Bashkia e Vlorës, vendosen hekura në dyert kryesore dhe dritare
16/10/2026 20:19
Bashkia e Vlorës është blinduar, duke vendosur hekura mbrojtës në dyert kryesore të godinës dhe në dritaret e katit të parë.
Masa vjen pas dy ditësh protestash nga studentët në qytetin e Vlorës, të cilët kanë përfshirë në itinerarin e marshimit të tyre edhe godinën e Bashkisë, ku kanë kërkuar mbështetje për kauzën e tyre.
Vendosja e barrierave fizike në hyrjet dhe dritaret e institucionit vjen në një kohë kur protestat studentore vijojnë, ndërsa situata në qytet mbetet e tensionuar.
Top Channel