Tensione në Vlorë, të rinjtë përballen me policinë para selisë së PS-së, hedhin vezë drejt efektivëve
16/10/2026 12:55
Studentët dhe të rinjtë që janë mbledhur në Vlorë kanë marshuar drejt selisë së Partisë Socialiste, ku janë përballur me forcat e policisë.
Efektivët kanë krijuar një kordon për të penguar afrimin e protestuesve drejt godinës.
Gjatë tubimit, të rinjtë kanë hedhur vezë dhe shishe me ujë në drejtim të punonjësve të policisë, duke sjellë tensione mes palëve.
Forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë të pozicionuara përballë të rinjve, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Top Channel