Nga dietat te shpenzimet për karburantin/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro
25/08 19:44
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, deklaroi se “shteti po i shërben krimit dhe korrupsionit”.
“Krimi dhe korrupsioni kanë në shërbim shtetin. Edi Rama “rrëmbeu” Prokuroren e Përgjithshme dhe tani kërkon të kapë të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë”, tha Kryemadhi.
Kreu i LSI-së shtoi se “shqiptarët duan të shkojnë në BE, por Edi Rama po e kërcënon këtë gjë”.
“Partitë opozitare jemi bërë bashkë për të gjithë ata që e ndjejnë veten të varfër e të nënshtruar. Rama po shpopullon Shqipërinë”, theksoi Kryemadhi.
Top Channel