Spektakël në “Anfield”, Man City “zgjohet vonë”, triumfon Liverpool

14/01/2018 18:38

Udhëheqin me diferencë të madhe renditjen në Premier League, por ndaj Liverpool Manchester City-t të Guardiolas i ka “ngecur sharra në gozhdë”.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në 45 minutat e dyta ka shkëlqyer Liverpool i Jurgen Klopp, që shënoi edhe 3 gola të tjerë, duke dhuruar spektakël në “Anfiel”.

Firmino, Mane dhe Salah, e çuan rezultatin në 4-1, por për Cityn asgjë nuk kishte mbaruar.

Fillimisht Bernardo Silva dhe më pas Gundogan shënojnë 2 gola, por barazimi nuk erdhi dhe Liverpool doli triumfues në ndeshjen e javës në Premier League.

Top Channel