Mohamed Fares është emri i ri që përmendet në shtëpinë e Juventus. Duket se Marotta e Paratici i kanë hyrë seriozisht punës për të shkëputur nga Verona mesfushorin francez.

Lojtari i aftë për të luajtur si në krahun e majtë ashtu edhe si mesfushori i fundit para mbrojtjes ka bërë një paraqitje të mirë me Veronën dhe ndjehet mirë aty, por një ardhme tek Juventus padyshim që do ta emociononte.

Për momentin bardhezinjtë mendojnë vetëm që ta bllokojnë dhe ta lënë tek Verona, ekip me të cilin ka një kontratë deri më 2021-shin, por është e sigurt që bardhezinjtë do ta mbajnë nën vëzhgim për të vendosur se çfarë do të bëjnë në qershor.

Top Channel