Banorët e Torovicës të pakënaqur me mungesën e rrugës, e pritën Kryeministrin me protesta.

Pasi doli nga mbledhja e Qeverisë kryeministri Rama deklaroi përpara gazetarëve se rruga e Torovicës do të ndërtohet brenda 4 viteve, pa kursyer replikat me demokratët.

“Më vjen shumë mirë që më në fund, ata që e kishin marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë, po interesohen duke stimuluar protesta, pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën, i bënë asaj atë që nuk thuhet. Tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh”, deklaroi Rama.

Dy akset rrugore që Qeveria i ka prioritet në Lezhë janë Milot-Balldren dhe Shëngjin- Velipojë. Në vendimet e tjera të qeverisë ishte edhe ai për terminalin e pasagjerëve dhe Portin e Shëngjinit.

Reforma e ujit nis pas pak ditësh dhe qeveria vendosi që të paguajë vetë vendosjen e matësave për familjet në nevojë.

Në kuadër të zhvillimit rural, 100 fshatra u miratuan si të parat e një projekti të posaçëm dhe për të stimuluar agroturizmin u miratua një vendim për kriterët me të cilat do të çerfitikohen njësitë e agroturizmit dhe për bazë u morën modelet e sukesesshme të fermave Lezhës.

“Besoj shumë që do të sjellë për Lezhën shumë më tepër sesa ka sjellë deri më sot agro-turizmi”, u shpreh Kryeministri.

Në rrafshin kulturor e historik për nxitjen e turizmit, por dhe në kaudër të vitit të Skënderbeut, erdhi edhe miratimi i projektit për rehabilitimin e plotë të varrit të heroit tonë kombëtar dhe Kishës së Shënkollit.

Top Channel