Tronditje në një spital në Itali/ Çifti paraqitet me foshnjën e pajetë në një qese, nëna: Nuk e dija që isha shtatzënë 16/10 19:40
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare kirurgu hero Rick Jolly.
Ish-pjesëtarë i marinës Mbretërore britanike, ai njihet si kirurgu që i shpëtoi jetën forcave britanike dhe argjentinase gjatë luftimeve për kontrollin e ishujve Falklands.
Rick Jolly krijoi një spital në një njësi të braktisur në gjirin Ajax dhe i erdhi në ndihmë ushtarëve të plagosur të të dy kampeve.
Ai është nderuar për punën e tij si nga Britania ashtu edhe nga Argjentina.
Lufta mes Argjentinës dhe Britanisë për kontrollin e ishujve Falklands u zhvillua nga prilli deri në qershorin e vitit 1982 me dorëzimin e ishujve nga Argjentina.
Top Channel