E PLOTË/ “Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje dhe kërcënime poshtë zyrës, asnjë kërkesë konkrete. Ja ç’më tha pedagogu protestues
LSI do të ketë kredo të saj politike për 2018 integrimin europian të vendit, zbatimin e reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore.
Ka qenë nënkryetari i LSI, Luan Rama që ka bërë të ditur ato çfarë u folën në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie, ku u vendos se deputetët e LSI do të jenë në seancën e 15 janarit, ashtu siç vendosi dhe kryesia.
“Kredo politike për 2018 integrimin europian të vendit dhe ne jo vetëm do ushtrojmë presion mbi qeverinë dhe strukturat e saj po do të jemi të vendosur që Shqipëria të çelë negociatat me BE si tregues i seriozitetit, angazhimit dhe përgjegjësisë që kemi përballë qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë dhe do të rrisë presionin mbi papërgjegjshmërinë e qeverisë në mënyrë që viti 2018 të jetë viti i realizimit, implementimit, zbatimit të reformës në drejtësi si një kusht i rëndësishëm për të kthyer legjitimitetin, kushtetutshmërinë dhe integritetin kushtetues të institucioneve ligjzbatuese për ti mbrojtur ata nga kapja abuzivizmi dhe shpërdorim i pushtetit”, tha Luan Rama.
Rama tha se grupi parlamentar mbështet qëndrimin e kryesisë për organizimin e protestës së madhe të 27 janarit. “Grupi mbështeti plotësisht qëndrimin e mbajtur nga kryesia e LSI për organizmin e protestës së madhe të 27 janarit dhe është tërësisht i angazhuar për të sjellë në këtë protestë jo vetëm revoltën qytetare po dhe shqetësimin qytetar dhe problematikën me të cilën ballafaqohen. Me qëllim që viti 2018 të jetë viti i luftës së vendosur kundër varfërisë, kundër korrupsionit shtetëror, krimit shtetëror”, tha më tej nënkryetari i LSI.
Top Channel