Në ndihmë të të përmbyturve; Ushtria dërgoi mjekët në zonat e prekura

12/01/2018 14:52

Ekipet mjekësore të forcave të armatosura vazhdojnë të kryejnë vizita tek banorët e zonave që u prekën nga përmbytjet e fillim dhjetorit të vitit të kaluar. E tillë është edhe zona e Porto Romanos në Durrës.

“Kur flasim për emergjencat civile, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga moti i keq është një element me shumë rëndësi. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, ofruan kujdes shëndetësor në zona të ndryshme të vendit gjatë ditëve të emergjencave. U kryen mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme”, Olta Xhacka.

Nga vizitat e kryera janë ndryshuar mjekimet e disa banorëve, të cilët nuk kanë patur mundësi të vizitohen, duke ndikuar në përmirësimin e shëndetit të tyre.

Top Channel