Kristal Abazaj është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Klubi korçar ka sigurar firmën për sulmuesin 21-vjeçar, që do të mbetet me huazim në Gjirokastër deri në fund të sezonit.

Dilemat për të ardhmen e sulmuesit Kristal Abazaj kanë marrë fund dhe ai është bërë zyrtarisht një futbollist i skuadrës së Skënderbeut. Korçarët nuk kanë humbur kohë pas çeljes së merkatos dimorore dhe kanë finalizuar goditjen më të bujshme të transferimeve të kampionatit. Vetë futbollisti e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me klubin korçar, me një kontratë që e mban të lidhur deri në verën e vitit 2020.

Prej javësh përflitej që Abazaj mund të largohej nga skuadra e Luftëtarit, por në fund erdhi një marrëveshje me Skënderbeun, që duket si shkon më shumë për shtat edhe Luftëtarit, që do të ketë shërbimin e tij deri në fundin e sezonit.

Abazaj është sulmuesi më i spikatur i këtij sezoni, si pjesë e skuadrës së Luftëtarit, me të cilin ka shënuar 5 gola.

Top Channel