11/12 19:52
Tubi kryesor i ujësjellësit të qytetit të Bulqizës u këput nga rrëshqitje e gurëve në zonën D të minierave të kromit.
Tubacioni kalon në vendin ku hidhen inertet që dalin nga nxjerrja e mineralit të kromit. Uji që duhet të furnizojë qytetin, tani derdhet kot.
“Po punohet me intensitet të lartë për riparimin e difektit. U bnëjmë thirrje qytetarëve të na mirëkuptojnë se nga ana jonë po punohet për riparimin sa më shpejtë. Difekti mendoj se mund të zgjasë 3 a 4 ditë”, thotë inxhinieri Fisnik Hyseni.
Deri në përfundimin e rivendosjes së lidhjes, dhe tubave të këputur, qyteti do ngelet pa ujë.
Top Channel