Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë
Kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, foli për jehonën globale që ka marrë protesta ndaj projektit të Zvërnecit.
Sipas tij bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrin të Jared Kushner, dhe sigurisht prej hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urren për vdekje krejt armata globale online
“E di që mund të zhgënjej dhe shumë këtu me këtë qëndrim, por e vërteta është se cikloni i këtyre ditëve nuk është interesant për atë që thotë mbi qeverisjen e Shqipërisë sot, është interesant për kohën ku kemi hyrë, botën që jetojnë dhe sfidat me të cilat do të përballet PS. Nëse kjo histori do kishte ndodhur 10 vite më parë do kishte qenë në rastin më të mirë një debat brenda kufijve, pavarësisht përfshirjes së amerikanëve, izraelitëve apo dhe dreqit vetë që u përfshi në këtë histori edhe pa qene fare pjesë. Ndërsa sot Brenda 48 orësh degradimi i dhunshëm i një sherri të rojeve private dhe një protestuesi të marrë zvarrë, u bë zanafilla e një lufte globale online ku nuk mbeti llogore mediatike pa shkrepur municionet. Jo sepse bota u zgjua një mëngjes e alarmuar për flamingot, ku deri dje nën hundën të pandjeshmëve të botës masakra më e përgjakshme mbi shpendët, që vriteshin për epshin shtazarak të mijëra qytetarëve të ardhur nga perëndimi, në këtë tokë pa shtet. Të ishte për botën, Narta mund të kthehej qetësisht 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin më drejt saj sepse i priste plumbi. Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrin të Jared Kushner, dhe sigurisht prej hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urren për vdekje krejt armata globale online që kujtoi se gjeti në bulevardin e Tiranës, Vaterlonë e Trumpit”, tha kryeministri Rama.
Top Channel