
“Ora shënon 11 e 45 minuta. Kanë mbetur edhe 15 minuta nga nderrimi viteve. Kemi lene qëndrën e qytetit larg zhurmës së fishekzjarreve për të kaluar Vitin e Ri i me njerëz që ndodhen ne pune. Për këte kemi ardhur në Piken Kufitare të Muriqanit për të pritur 2018 -tën së bashu me efektivët e policisë kufitare”,raporton korrespondenti i Top Channel, Ardi Hoti.
Shumë shqiptarë zgjodhën ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në Mal të Zi. Ditët e fundit të dhjetorit policitë e të dy vendeve u përballën me një fluks të madh lëvizjesh. Por pak minuta përpara ndërrimit të viteve, pika kryesore e kalimit kufutar në Murriqan, ka rënë në qetësi. Por shërbimet në kufi duken edhe më vigjilente dhe janë me detyra të ndara, një grup i policisë kufitare kontrollon brezin jeshil pertej , një grup tjetër kontrollon imtësisht bagazhet e çdo automjeti që ende kalon kufirin, ndërsa të tjerë raportojnë me qëndren çdo 30 minuta për situatën.
Në mesnatë, në momentin e ndërrimit të viteve, “sofra ” e vitit të ri për këta punonjës policie janë këto gota plastike me lëng frutash.
Por policë ka edhe ana tjetër e kufirit, që në grup,vijnë të urojnë kolegët shqiptarë.
Por si është të presësh vitin e ri në punë larg familjes. Komandati i Pikës Kalimit Kufitar Muriqan Nën /Komisar Nuredin Dunisha ka 22 vjet në policinë e shtetit. Ai e di shumë mirë se ç’do të thotë sensi i detyrës.
“Mesazhi im që dua të përcjell është vërtetë përgjegjësi dhe rëndësi që ti shërbejë vendit tim”, tha Nën/Komisar Nuredin Dunisha, Komandant i Pikës Kalimit Kufitarë Muriqan .
Top Channel