‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë 23/11 22:34
Një 67-vjeçar, pronar i një pularie në fshatin Porodinë të Korçës është gjetur i pajetë në ambientet e aktivitetit të tij privat.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, H. M., rreth 67 vjeç nuk ka pasur shenja dhune në trup. Ndërkohë që dyshohet se ai është vetëvrarë me pistoletë, armë e cila u gjet në afërsi të trupit të tij.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave/shkaqeve të ngjarjes.
Top Channel