“I mbani mend këto?”/ Netanyahu tregon gjatë fjalimit në OKB bombat me të cilat u eliminua udhëheqja e Hezbollahut: Menduan se u rrëzuam kur na sulmuan 24/09 22:45
Koreja e Veriut mund të ketë bombarduar aksidentalisht një qytet të sajin. Të paktën kështu pretendojnë zyrtarë amerikanë pasi kanë analizuar pamjet e reja satelitore të marra pranë një baze sekrete ushtarake të shtetit diktatorial.
Raketa Hwasong KN-17 me rreze të mesme veprimi u qëllua nga fusha e aviacionit të provincës së Pyongan, 40 milje në veri të Pyongyang 28 prillin e kaluar.
E sipas autoriteteve amerikane, bazuar tek imazhet e siguruara nga sateliti, ajo nuk ka goditur objektivin e planifikuar, por një objekt që mendohet se është një ndërtesë për industrinë e agrikulturës.
Top Channel