U rekrutua nga Epstein me premtimin se do të bëhej modele, dëshmia tronditëse e një nga ‘viktimave’ të abuzimit: Më izoluan në një ishull dhe… 24/02 17:37
Koreja e Veriut mund të ketë bombarduar aksidentalisht një qytet të sajin. Të paktën kështu pretendojnë zyrtarë amerikanë pasi kanë analizuar pamjet e reja satelitore të marra pranë një baze sekrete ushtarake të shtetit diktatorial.
Raketa Hwasong KN-17 me rreze të mesme veprimi u qëllua nga fusha e aviacionit të provincës së Pyongan, 40 milje në veri të Pyongyang 28 prillin e kaluar.
E sipas autoriteteve amerikane, bazuar tek imazhet e siguruara nga sateliti, ajo nuk ka goditur objektivin e planifikuar, por një objekt që mendohet se është një ndërtesë për industrinë e agrikulturës.
Top Channel