Tensionet te Kryeministria, 13 të arrestuar nga Policia, protestuesit te Komisariati nr. 3: Lironi shqipet!

02/09/2026 10:40

Pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-të të Kryeministrisë, policia ka arrestuar 13 persona, të cilët tentuan të hynin brenda godinës.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, disa prej tubuesve janë vendosur te komisariati nr. 3, ku po mbahen një pjesë prej tyre.

Ata bëjnë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar, duke brohoritur: Lironi shqipet!

Ndërkohë, edhe mbrëmjen e djeshme, pas përplasjeve edhe me efektivët, të cilët krijuan kordon në godinën e Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt komisariatit nr. 3, me të njetat thirrje, për të liruar të arretuarit.

Top Channel