Rusia godet urën kryesore të Kievit, ndërpritet përkohësisht transporti publik, dy dronë hidhen në shënjestër Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me një kundërshtim të gjerë të opinionit publik për luftën e re tregtare me Kanadanë dhe vendimin për të ndryshuar emrin e Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”.
Në kohën kur Shtetet e Bashkuara i afrohen zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2026, një sondazh i Reuters/Ipsos tregon se 63% e amerikanëve janë kundër ndryshimit të emrit të liqenit Ontario, lëvizje kjo që mbështetet vetëm nga 14% e të ntervistuarve.
Edhe republikanët janë kundër këtij vendimi, me 43% që e kundërshtojnë dhe 33% që e mbështesin. Kundërshtia është edhe më e madhe sa i takon tarifave të reja amerikane për mallrat kanadeze. 57% e amerikanëve nuk i pranojnë ndërsa vetëm 20% i mbështesin. Sondazhi tregon gjithashtu se 46% e amerikanëve e konsiderojnë Shtetet e Bashkuara më përgjegjëse për përshkallëzimin e konfliktit tregtar, krahasuar me vetëm 12% që fajësojnë Kanadanë.
Në një tjetër tregues të pakënaqësisë, 68% e amerikanëve thonë se preferojnë që Uashingtoni të mos mbajë një qëndrim të ashpër në negociatat me Kanadanë, edhe nëse kjo do të nënkuptonte që Shtetet e Bashkuara të mos merrnin gjithçka që kërkojnë.
Sipas analizës, rezultatet tregojnë se ka pak mbështetje publike për një përplasje me Kanadanë. Edhe brenda Partisë Republikane, mbështetja për qasjen e ashpër të Trumpit mbetet e kufizuar.
Top Channel