Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë

01/09/2026 22:54

Një sasi prej më shumë se 55 mijë eurosh është sekuestruar nga autoritetet kufitare malazeze, pasi u gjet e fshehur në një vend të pazakontë brenda një automjeti.

Sipas autoriteteve, paratë ishin fshehur brenda kornizës së dritës së makinës, në një përpjekje për t’i kaluar kontrollet kufitare pa u zbuluar.

May be an image of money and text

Gjatë kontrollit u gjetën pesë valuta të ndryshme, përfshirë dollarë kanadezë, dollarë australianë, amerikanë, paund britanikë dhe lekë shqiptare.

No photo description available.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes autoriteteve malazeze dhe Frontex, agjencia evropiane për menaxhimin e kufijve të jashtëm.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende origjinën e shumës së parave apo arsyen pse ato ishin fshehur në automjet.

May be an image of ambulance and text

Nga eurot te monedhat kanadeze, australiane, amerikane, britanike dhe shqiptare, rasti ka tërhequr vëmendje edhe për mënyrën e pazakontë të fshehjes së parave.

Hetimet do të përcaktojnë origjinën e shumës dhe nëse paratë lidhen me ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Top Channel