Skandalet nuk kanë fund për mbrojtësin e Realit, akuzohet për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur pas shpërndarjes së videove intime me të mitur
Një moment emocionues ka shoqëruar ditën e fundit të merkatos te Real Betis.
Talenti i akademisë Pablo Garcia është larguar nga klubi pas 15 vitesh, duke mos i fshehur emocionet dhe duke shpërthyer në lot teksa largohej nga qendra stërvitore.
Sulmuesi 20-vjeçar ka përfunduar transferimin te Racing Santander për rreth 5 milionë euro, në një lëvizje që ka marrë një peshë të veçantë për shkak të mënyrës se si u realizua.
Garcia u largua nga qendra sportive Luis del Sol mbrëmjen e së martës, ndërsa kamerat e kapën në makinë së bashku me nënën e tij, dukshëm i prekur nga ndarja me klubin ku ishte rritur që në moshë shumë të vogël.
“Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Ju uroj gjithë të mirat në Champions League”, u shpreh Garcia para gazetarëve në momentin e largimit.
C’EST TERRIBLE !!! PABLO GARCIA (au club depuis PETIT au Real Betis) A ÉTÉ FORCÉ DE QUITTER LE CLUB POUR QUE DANI CEBALLOS PUISSE ÊTRE ENREGISTRÉ !!! 😳😱💚
Le jeune joueur était en larmes avec sa maman.
Il rejoindra le Racing Santander… 😟 pic.twitter.com/bebltdjDcD
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) September 2, 2026
Transferimi i Garcia u përshpejtua në orët e fundit të merkatos, pasi Betis kishte nevojë të krijonte hapësirë në listën e pagave për të regjistruar Dani Ceballos.
Mesfushori spanjoll ka rikthyer në klubin e tij të formimit, duke firmosur një kontratë trevjeçare deri në vitin 2029. Për të përmbushur parametrat financiarë të La Liga-s, Betis kishte nevojë për një reduktim të konsiderueshëm të kostove të pagave.
Në këtë situatë, largimi i Garcia u bë një prej lëvizjeve vendimtare për të bërë të mundur regjistrimin e Ceballos.
Sipas marrëveshjes, Racing Santander ka siguruar 50% të të drejtave federative të Pablo Garcias për 5 milionë euro.
Betis ka ruajtur gjithashtu një përqindje të një shitjeje të ardhshme të lojtarit, si dhe një të drejtë të parë për ta rikthyer ose për të barazuar një ofertë të ardhshme për sulmuesin.
Garcia ishte pjesë e akademisë së Betisit për rreth 15 vite, që nga nivelet më të ulëta të moshave. Ai arriti të debutonte me ekipin e parë në La Liga në janar 2025.
Në total, 20-vjeçari regjistroi 33 paraqitje me ekipin e parë dhe shënoi tre gola, përpara se të largohej në mënyrë emocionuese në ditën e fundit të merkatos.
Top Channel