Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Protesta e 94-t radhazi kundër qeverisë në Tiranë u shoqërua këtë të martë me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Tubimi nisi para Kryeministrisë, ndërsa më pas protestuesit u ndanë në dy fronte, duke e zhvendosur një pjesë të aktivitetit edhe pranë prej hyrjeve të pasme të godinës.
Një grup protestuesish tentoi të afrohej drejt godinës. Policia u kap fillimisht në befasi nga ky vendim i papritur, që buroi nga informacioni se Rama ndodhej në godinë. Në harkun e pak minutave forcat e rendit blinduan zonën, duke mos lejuar avancimin e protestuesve.
Pas paralajmërimeve përmes megafonit, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët ndërhynë për të zmbrapsur turmën dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë rreth Kryeministrisë.
Gjatë protestës, 11 tubues u shoqëruan nga policia. Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në drejtim të Komisariatit nr. 1, me synimin për të kërkuar lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.
Në një zhvillim të mëtejshëm, pas nisjes së marshimit, kryeministri Edi Rama u largua nga ambientet e Kryeministrisë nën masa të rrepta sigurie.
Protesta e sotme shënoi ditën e 94-të të mobilizimit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkohet gjithashtu ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Pas marshimit drejt Komisariatit nr. 1, situata vijoi të monitorohej nga forcat e policisë.
PËRDITËSIMET E FUNDIT:
Top Channel