Pas shumë ndryshimeve në karrierën e tij, Balotelli duket se ka rigjetur veten me Nice në Francë.

Italiani ka bindur drejtuesit e klubit duke u kthyer në sulmuesin kryesorë të skuadrës, ndaj të cilit tashme kanë nisur edhe interesimet e skuadrave të tjera.

Por për të hedhur poshtë këto zëra ka menduar Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere. “Një largim i Marios? Jo, është e pamundur, është e paimagjinueshme. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”. Ka thënë Presidenti.

Jean-Pierre Rivere tha se pavarësisht rritjes së vlerës së kartonit të lojtarit, ai nuk mendon fare për ta larguar, por për të ngritur sa më lart skuadrën në Ligue 1.

Top Channel