Dy shqiptarë u arrestuan me 18.3 kilogramë heroinë në Athinë. Atyre iu gjetën 64 kg përzjerës kimikë për heroinën, si dhe 95 gramë kokainë.

Sipas policisë, greke dyshohet se prej këtij aktiviteti, dy të arrestuarit kishin përfituar shuma të mëdha parash, të cilat investoheshin në prona të patundshme në Shqipëri.

Ata u dërguan në gjykatë, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Top Channel