Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë
Në fjalimin e tij mbi një orë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, kryeministri Rama foli për analistin, Fatos Lubonja.
“Shikoni Fatos Lubonjën e kam sjellë në mes si emër dhe një here pas shume e shumë vitesh që me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e burgosi dhe i kërkonin llogari për gjëra që s’kishte bërë, duke i prezantuar dëshmitarë të rremë dhe duke i ngritur akuza haluçinante, kërkon llogari nga unë për Arubën. Edi Rama thotë duhet të japë llogari për Arubën? Llogaria jepet mbi bazën e fakteve. Dhe kurrë si takon të akuzuarit që të prodhojë që ai nuk është ai për të cilën akuzohet. Çfarë vlere ka që unë them nuk klam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë çfarë ndodh në Aruba. S’ka asnjë vlerë , sepse ndërkohë Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerre në fushën e algoritmit, siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumues kokaine. “ik o drogaxhi” është refren që më ndjek dhe është bërë i vërtetë, siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me bashkëshorten time. Algoritmi i ka bërë këto të vërteta”, tha kryeministri.
Top Channel