Evakuime mjekësore, nisin në rrethinat e Damaskut

27/12/2017 08:50

Kanë nisur evakuimet mjekësore në një prej rrethinave të Dasmaskut që kontrollohet nga rebelët dhe mbahet nën rrethim nga forcat qeveritare siriane.

Kryqi i Kuq bëri me dije se pacientët në gjendje më të rëndë po dërgohen nga zona e Gutas Lindore në brendësi të kryeqytetit. Javën e shkuar, organizatat bamirëse lajmëruan se presidenti sirian Bashar Al Asad po konsideronte mundësinë e largimit nga kjo zonë të disa fëmijëve me sëmundje të rënda, të cilët janë pjesë e një grupi prej 130 fëmijësh që kanë nevojë për përkujdesje urgjente mjekësore.

Gjatë natës së të martës dhe orëve të para të ditës së mërkurë, Kryqi i Kuq publikoi foto të disa ambulancave të dërguara në Gutën Lindore për të kryer evakuimet. Por nuk jepen detaje se sa njerëz do të lejohet të dalin nga kjo zonë.

Në fillim të muajit, Kryqi i Kuq tha se jeta në Gutën Lindore, nën rrethim prej katër vitesh, ishte bërë e pamundur dhe se situata ishte në një pikë kritike. OKB përpiqet prej javësh që të organizojë evakuime që aty, por civilët vazhdojnë të vriten nga bombat dhe uria, pavarësisht se zona bën pjesë në hartat e uljes së tensionit për të cilat kanë rënë dakord Russia, Irani dhe Turqia.

Top Channel