Qindra vizitorë kaluan një fundjavë të gjatë festive në Korçë me rastin e Krishtlindjes.

Këtë vit dekori është shtrirë në gjithë qytetin, në zonën e këmbësorëve, pazarin e vjetër, bulevarde e sheshe duke e shndërruar Korçën në një qytet festiv në cdo cep.

Rreth 4000 vizitorë llogaritet të kenë zgjedhur si destinacion vetë qytetin e Korçës, Dardhës dhe Voskopojës. Shumë prej vizitoreve jane nga Tirana, por edhe Durrësi, Elbasani, Saranda e qytete të tjera të Shqipërisë. Por cfare i sjell ata ne Korçë?

“Jemi 7 miq, vijmë nga elbasani. Korça na ngroh, ambienti, kultura dhe njerëzit”, thotë një vizitore.

Në Dardhë e Voskopojë nuk ka shumë borë këtë vit por megjithatë askujt nuk i del rruga bosh.

“Kemi ardh nga Puka per shkak të borës edhe pse jemi pak të zhgënjyer…por qenka shumë bukur”, shprehet një vizitor.

Prej disa vitesh tashmë në vigjilje të festave është e vështirë që në hotelet dhe shtëpitë pritëse të Korçës,Voskopojës e Dardhës të gjesh ambiente të lira pasi interesimi i lartë i vizitorëve vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin këtë qytet, bën që rezervimet të mbyllen herët.

Ndërsa për të argëtuar ata që edhe këtë vit zgjodhën Korçën ka menduar Bashkia.

Me këto aktivitete të planifikuara për të gjitha grupmoshat duket se kjo pjesë e Shqipërisë ka gjetur mënyrën për të ofruar në çdo festë më të bukurën e zonës; ndërthurjen e elementëve kulturore, natyrës dhe mikpritjes që e bëjnë Korçën një ndër qytetet më të dashura për të pushuar.

 

Top Channel