Ashtu si çdo vit Festa e Krishtlindjes është pritur me një atmosferë festive në Shkodër. Në katedralen e qytetit, Angjelo Masafra përcolli dhe një mesazh.

“Të festojmë Krishtlindjen duke u angazhuar t’u bëjmë mirë të gjithëve, të keqen askujt”, tha Angjelo Massafra Arqpeshkëv i Shkodër -Pult.

Mesha e Krishtlindjes në kishën e ringjalljes së Krishtit në Korçe mblodhi besimtaret jo vetëm nga qyteti, por edhe nga shume zona te tjera te vendit. Kjo kishë bëhet çdo vit qendër e festimeve.

Në Berat, qyteti i kisha të famshme, ceremoninë kryesore të festës e ka mbajtur në katedralen e Shën Dhimitrit në qendër të qytetit. Besimtarët me ndezjen e qirinjve dritën e shpresave janë lutur për një jetë më të mirë.

Nga kisha e Hyjlindëses në Gjirokastër ku qindra besimtarë kanë pritur lindjen e Krishtit At Joani uroi për më shumë paqe dashuri dhe harmoni për të ardhmen. Pjesë e festimeve u bënë edhe disa qindra emigrantë që kanë mbërritur për të festuar Krishtlindjet në vendlindje.

Besimtaret katolike dje ne mesnate dhe ortodokset sot në mëngjes, në qytetin e Durrësit ndoqën rritin tradicional të meshave të shenjta dhe me ndezjen e qirinjve.

Top Channel