Shefi i komisariatit të policisë rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti ka folur sot për masat e mara për festat e fundvitit, por ka një mesazh edhe për organizatorët e festave.

“Gjatë kësaj kohe të gjitha institucionet dhe organizatat organizojnë drekat e fundvitit që sjell dhe konsumin e pijeve alkoolike. Mesazh në lidhje me organizatorët, ju lutem konsumoni alkool po jo të drejtoni mjetin në ndikimn e alkoolit. Përdorni shërbimin publik për të kaluar në destinacionin e tyre”, tha Ahmeti.

Ai u shpreh se do të ketë mbarëvajtje të të gjithë aktiviteteve, dhe si çdo herë, policia do të monitorojë, por “asnjëherë nuk do të tolerojë me drejtues mjetesh në ndikimin e alkoolit, pasi cënon jetën e shëndetin e qytetarëve”.

Top Channel