Perla e Xhakës nuk mjafton për Arsenal ndaj Liverpool – VIDEO

22/12/2017 22:06

Granit Xhaka ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen Arsenal-Liverpool. Futbollisti me origjinë shqiptare lëshoi një predhë nga rreth 35 metra në minutën e 56 të ndeshjes, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2.

Vetëm 3 minuta më herët Sanchez kishte shënuar golin e parë për Arsenal.

Por londinezët nuk u mjaftuan me kaq. Vetëm 2 minuta nga perla e Xhakës, shënon edhe Ozil, duke përmbysur brenda 5 minutash rezultatin në super ndeshjen ndaj Liverpool.

Megjithatë, Arsenal nuk mundi të dilte me pikë të plota nga kjo përballje e vështirë pasi Firmino vulozi rezultatin në 3-3 në minutën e 71 dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Top Channel