Dy gra janë aksidentuar nga një automjet në Tiranë. Ato u përplasën gjatë kohës kur po ecnin në trotuar në afërsi të “Lulishte 1 Maji”.

Dy të plagosurat janë shoqëruar me shpejtësi në Qendrën Spitalore Universitare, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur një mjet tip Mercedes Benz ishte duke tërhequr me kavo mjetin tip Peugeot.

Benzi ka frenuar, ndërkohë që Peugeot për të shmangur përplasjen me Benzin ka dalë në trotuar duke përplasur dy gratë.

Menjëherë më pas, drejtuesi i Benzit ka hequr kavon lidhëse me Peugeon dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është duke e kërkuar.

Top Channel