Një gol nga Benatia u ka mjaftuar kampionëve të Juventusit për të mposhtur Romën e për të ndjekur Napolin në renditje.

Supersfida e kësaj jave në Serie A mes Juventusit dhe Romës u mbyll me fitoren minimale të bardhezinjve, 1-0.

Në “Juventus Stadium” u zhvillua një ndeshje e një niveli të lartë, me ritem dhe raste të shumta, por triumfues dolën të besuarit e Allegrit.

Roma bëri të gjitha përpjekjet për ta bafasuar rezultatin dhe rasti më i mirë i përkiste çekut Shik, i cili në fundin e takimit u gjend i vetëm me portierin, por nuk mundi ta kalonte topin në rrjetë.

Tre pikë të arta për Juventusin në një ndeshje të vështirë ndaj Romës, i ngjisin bardhezinjtë në vendin e dytë, me një pikë më pak se Napoli kryesues.

Top Channel