‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë 23/11 22:34
Një aksident është shënuar në orët e mesditës në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në fshatin Çaushli.
Automjeti tip “Voksvagen” me targë KO 5929 B, me drejtues A. F., 31 vjeç ka aksidentuar dy këmbësorë, A.K., 43 vjeçe dhe A. V., rreth 10 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar dhe vetë drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të plagosurit e tjerë është dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhen në kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel