Ekspertët e mjekësisë ligjore kërkojnë një javë kohë për të përcaktuar gjendjen shëndetësohet të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Avokati i tij, Ardian Visha kërkoi në seancën e sotme lirimin e Mirit pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe sipas Vishës qëndrimi i mëtejshëm i rrezikon jetën.

Gjyqtari Shkëlqim Miri u arrestua, pasi iu gjetën në banesë një shumë mbi 30 milionë lekë të reja dhe ndaj tij janë ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, pasi dyshohet se ka marrë para për një vendim gjyqësor.

Top Channel