Pavarëisht merkatos së bujshme e miliona eurove të harxhuar gjatë verës, ky Milan duket se është edhe më i dobët se ai i para një sezoni. Kuqezinjtë vijojnë të mos arrijnë një stabilitetet duke u mposhtur edhe nga skuadra që në të kaluarën as nuk u përfillte.

Pas humbjes turpëruese që pësuan një javë më parë në transfertën e Veronës morën një tjetër goditje të rëndë këtë herë nga Atalanta brenda në San Siro.

Milani nuk shfaqi pothuajse asgjë në fushë dhe në fund doli kokëulur. Golat për Atalantën nga një për çdo pjesë u realizuan nga Cristante dhe Ilicic.

Skuadrës së Gattusos i mungoi grinta me Milanin që pas kësaj disfate ndërlikoi akoma më shumë pozitat në klasifikim, pasi tashmë duket se nuk po synohet zona “Euro”, por mos rënia një Serie B.

Top Channel