Egnatia do të zbresë sërish në fushën e lojës në arenën evropiane.

Skuadra kampione e vendit do të luajë në mbrëmjen e sotme ndeshjen e raundit të dytë të Conference League, atë ndaj Aarhus në Danimarkë ku do të kërkojë të një tjetër rezultat pozitiv pas barazimit në sfidën e parë me skuadrën tjetër daneze Midtjylland.

Egnatia nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede kreu edhe seancën e fundit stërvitore në Randers Stadion ku fokusi dhe përqendrimi ishte maksimal në prag të kësaj përballjeje.

Sfida mes Aarhus dhe Egnatias që do të transmetohet në platformën Digitalb do të gjykohet nga një klasë arbitrare nga Kroacia. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Ante Čulina, që do të ketë ndihmën e asistentëve të tij Dario Kolarevic dhe Kristijan Novosel. Arbitër i katërt është caktuar të jetë Mateo Erceg. Përsa i përket Sallës VAR, arbitër do të jetë Mario Zebec, ndërsa asistent i tij, Ivan Vučković.

Top Channel